Një incident është regjistruar rreth orës 13:00 në zonën e Malit të Robit, ku një pishë është rrëzuar mbi një automjet tip Benz, i cili ishte i parkuar. Për fat të mirë, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona brenda mjetit dhe nuk raportohet për të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur pranë një zone që frekuentohet nga shumë turistë, veçanërisht gjatë sezonit veror, ku pushues të shumtë kanë marrë banesa me qira. Rënia e pemës mbi makinën e parkuar ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilët po punojnë për të larguar pishën dhe për të normalizuar situatën.
Shkaqet e rrëzimit të pemës nuk janë bërë ende të ditura, por hetimet paraprake pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.
()