Itali/ Kishte fshehur 10 kg kokainë në gomën rezervë, shqiptari përfundon në pranga

Shqiptarët vijojnë të jenë eksponentët kryesorë në trafikimin e drogës në Itali. Thuajse çdo ditë arrestohen shtetas me origjinë nga Shqipëria, në sasi të vogla dhe të mëdha.

Edhe ditën e sotme në pranga ka rënë një shqiptar. Është sekuestruar një sasi e madhe droge në Cassino nga Policia Rrugore Italiane. Oficerët sekuestruan 10 kilogramë kokainë dhe arrestuan një të ri shqiptar të ndaluar në autostradë ndërsa drejtonte një Alfa Romeo.

Lënda narkotike ishte fshehur në gomën rezervë. Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u mbyll në burg. Po hetohet lidhja e tij me personat që e kishin porositur kokainën, që dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×