Lulzim Toçi, 31 vjeç, i ndaluar në burgun e Santa Maria Capua Vetere (Caserta) të Italisë për të vuajtur dënimin për vrasjen e gruas së tij, Eleanor Toçi, 24 vjeç, e mbytur në shtëpinë e tyre në San Felice a Cancello para fëmijëve të tyre që ishin atëherë 6 dhe 4 vjeç, sot i ka dhënë fund jetës me vetëvarje në burg.
Toçi ndodhej në njësinë psikiatrike të burgut të San Marinos; vetëvrasja ndodhi sot, 11 qershor, pak pas orës 13:00. Ai vuante nga skizofrenia akute. Ky është rezultati i ekzaminimit mjekësor në burg.
Trupi i treguar nga djali i vogël me anë një thirrje telefonike me kamer
Vrasja daton më 9 tetor 2024. Atë natë, i riu shqiptar ishte shfaqur në shtëpinë e vëllait të tij, i cili jeton aty pranë, dhe kishte kërkuar të çohej në spital. Kunata e tij, duke mos e parë Eleanor me të, e kishte telefonuar. Djali 6-vjeçar i ishte përgjigjur video-thirrjes dhe ia kishte treguar tezes trupin e saj. Gruaja më pas kishte njoftuar policinë, e cila e ndaloi 31-vjeçarin para shtëpisë së tij, ku ai ishte kthyer me vëllain e tij pasi kishte shkuar në urgjencë.
Katër versionet e vrasjes
Gjatë seancës paraprake dëgjimore, Lulzim Toçi rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij, por nuk ishte në gjendje të jepte arsyet. Edhe më vonë, gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e fajit, burri u shfaq jashtëzakonisht i hutuar dhe dha versione të ndryshme. Së pari, ai foli për një grindje që kishte lindur sepse gruaja e tij e kishte penguar të dilte nga shtëpia në mes të natës. Pastaj, ai foli në mënyrë të ngatërruar, një rrethanë që të bënte të mendoje se kishte halucinacione.
()