Shkarkimi i Spallettit tronditi në themel ambientin rreth përfaqësueses italiane, por situata po bëhet edhe me shqetësuese, në një kohë kur drejtuesit e Federatës nuk po gjejnë dot zgjidhje, nuk po gjejnë një pasues të denjë. Pas shkarkimit të Spallettit, presidenti Gravina ishte i bindur se postin e tij do ta merrte Ranieri, por refuzimi i tij bërë që drejtuesit e FIGC të kthenin vështrimin nga Stefano Pioli, por dhe kjo pistë ka rënë së fundmi.
Mediat italiane shkruajnë se Pioli i ka dhënë fjalën Fiorentinës. Në këto kushte, Gravina-s i mbeten në tavolinë vetëm dy emra, Gattuso dhe De Rossi. Ish legjenda e Milanit ka fituar më shumë kuota këtë periudhë, madje drejtuesit e federatës kanë vendosur edhe kontaktet e para. Është e qartë se këtë herë kërkojnë një tjetër profil, jo shumë taktik, por një figurë që të bashkojë ekipin.
Dy ishin perfekt për këtë pjesë, Ancelotti dhe Allegri, të dy sipas mediave italiane ishin të gatshëm të pranonin stolin e Italisë, por dhe në këtë pikë drejtuesit e Federatës i bënë llogaritë gabim, të dy trajnerët tashmë kanë nisur aventura të reja.
Në çdo rast, nëse bie edhe pista Gattuso, Roberto Mancini mbetet një emër fiks, një trajner që e njeh mirë ambientin, por mënyra se si u largua drejtë Arabisë Saudite nuk ka lënë një shije të mirë.
()