Juventus, akord me trajnerin deri në vitin 2027

Vizita e sotme e John Elkann dhe e gjithë stafit drejtues të Juventusit në Continassa ka sjellë lajme të rëndësishme për Bianconerët.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat në Itali, në fakt, është arritur një marrëveshje në këto orë për zgjatjen e kontratës së Igor Tudor.

Kontrata me trajnerin pritet të nënshkruhen në orët e ardhshme, përpara se të niset për në Shtetet e Bashkuara ku do të luhet Kupa e Botës për Klube.

Trajneri kroat do të vazhdojë të bashkëpunojë me këtë skuadër deri në vitin 2027, me një pagë prej 2.5 milionë eurosh neto në sezon.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×