Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar gazetari Ilirjan Agolli i cili ka diskutuar për procesin e rinumërimit të votave në disa qarqe të vendit pas zgjedhjeve parlamentare në 11 maj.
Agolli tha se koha ka treguar se rinumërimet s kanë treguar shumë dhe nuk e kanë ndryshuar rezultatin. Ai e cilësoi si një proces i cili zhvillohet vetëm për të hequr “merakun”.
“Celibashi e ka cilësuar numërimin proces cnjerëzor. Koha ka treguar që rinumërimet s kanë treguar shumë. Ajo ndodh si proces vetëm për të hequr merakun. Mund të them se edhe Alimehmeti mund të përfitojë dicka edhe nga rinumërimi. Gjithashtu se rezultati i thellë, asnjë rinumërim se zhbën dot. Koha ka treguar që rinumërimet s kanë ndryshuar rezultatin”, tha ai
Më tej ai shtoi se partitë kryesore në vend duhet të riformatohen dhe se Shqipëria duhet të mbyllë epokën e refuzimit të rezultatit. Sipas tij listat e mbyllura kanë kompromentuar demokracinë dhe se qytetarët qytetarët janë edukuar se vota për të vegjlit shkon dëm.
“Unë besoj se të dyja partitë kryesore duhet të riformatohen.Shqipëria duhet të mbyllë epokën e refuzimit të rezultatit. Partia Demokratike ngjan edhe me ata pacienti i cili e di sëmundjen e tij, por nuk shkon tek doktori që të mos ta dëgjojnë sëmundjen që kanë. “Masakër” është një fjalë e madhe, duhet të ketë shumë fakte.
Listat e mbyllura kanë kompromentuar demokracinë. Qytetarët janë edukuar se vota për të vegjlit shkon dëm. Në lidhje me negociatat me BE , mazhoranca duhet të jetë shumë profesionale”, përfundoi Agolli
()