Luiz Ejlli përlot rrjetin me dedikimin prekës për vajzën

Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër prekës me ndjekësit e tij në Instagram, duke publikuar një foto të ëmbël me vajzën e tij, Lunen, teksa ajo luan në bateri, ndërsa ai e përqafon plot dashuri.

Në një tekst të ndjerë, Luiz shkruan:

“E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo dhimbje dhe të kuptojë se sa e veçantë është për mua. E ngre lart që të prekë yjet, ëndrrat e veta dhe të fluturojë mbi çdo pengesë. E mbaj në prehërin tim që të ndjejë ritmin e zemrës sime, se që kur erdhi ajo, çdo rrahje ka kuptim, dhe çdo moment më ngjall jetë dhe shpresë.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×