Ndarja nga jeta e Leka Bungos, Begaj telegram ngushëllimi për familjen e regjisorit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi përmes një telegrami familjarët e regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo.

Në telegramin e tij, Kreu i Shtetit shpreh dhembjen për humbjen e një prej figurave më të shquara të artit shqiptar:

“Mësova sot me dhembje ndarjen nga jeta të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo, një nga figurat më të shquara të skenës shqiptare, të cilin pata fatin ta njihja nga afër dhe jo vetëm përmes artit të tij.

Krijimtaria e tij e pasur do të mbetet e gjallë në kujtesën kulturore të vendit tonë. Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm në skenën e teatrit dhe artit shqiptar”, – shkruan Presidenti i Republikës në nderim të figurës së Leka Bungos si “ njeriu që, me pasionin, dinjitetin, si edhe humorin e tij të hollë i dha aq shumë Shqipërisë”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×