“Ne jemi për pavlefshmërinë e zgjedhjeve”, Bylykbashi: Një nga provat është katastrofa me votën e diasporës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në emisionin Log. në News24, u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri nuk do të kalojnë aq lehtë edhe në Parlamentin Evropian, sepse kur e thotë raporti paraprak i OSBE/ODIHR, ai përfundimtar me siguri do të thotë më shumë.

Bylykbashi, pasi akuzon kryeministrin, shprehet se PD është për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Sipas deputetit të PD, një nga provat është katastrofa me votën e diasporës.

Oerd Bylykbashi: “PPE ka 14 kryeministra, përfshi edhe kancelarin e Gjermanisë, dokumentat që miraton, kthehen në çështje politike. Samitin në Tiranë, Rama donte ta bëjë më 9 maj, por ne e kundërshtuam. U përpoq për efekt politik, por u detyrua ta shtyjë pas zgjedhjeve. Rama ka kurajon t’i bëjë presion ODIHR. Nëse ne shohim raportin e Komisionit të Jashtëm të BE-së, ku thuhet se mirëpresim anëtarësimin, por ndërkohë thuhet të thellohen në reforma. Kjo çështja e zgjedhjeve do të kthehet sërish në vëmendje, sepse raporti paraprak i thotë hapur problemet.

Ne jemi për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Ligji e thotë qartë: nëse mekanizmat e shtetit mund të kenë ndikuar në zgjedhje, atëherë zgjedhjet mund të mos jenë të vlefshme. Dhe ne këtë do të duhet ta vërtetojmë. Një nga provat është katastrofa me votën e diasporës. Nuk matet me copa të vogla, është e helmuar e tëra.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×