“Pavlefshmëri dhe përsëritje në Dibër e Shkodër”, KAS rrëzon ankimimet e PD-ASHM

Me shumicë votash, KAS vendosi të rrëzonte kërkesën e PD-ADSHM për qarkun e Dibrës, mbledhje që në fakt u shty pas kërkesave të reja dhe rinumërimit të 42 kutive të pretenduara nga kandidati Xhemal Gjuknshi, për vjedhje të votave preferenciale të votave brenda partisë.

“Vazhdojmë me shpalljen e vendimit për ankesën ankimore numër 41 për qarkun Dibër. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr 41 të subjketit zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në datë 11 maj 2025 në zonën zgjedhore të qarkut Dibër si të pambështetur në ligj dhe në prova“, tha përfaqësuesi i KAS në konferencën për mediat.

Rinumërimi faktoi devijimin e votave brenda PD-së në dëm të Gjunkshit dhe favor të Përparim Spahiut, por sipas KAS, nuk zjell ndryshim rezultati. Në përfundim u rrëzuan të gjitha kërkesat e PD-ADSHM dhe kandidatit, si për rinumërim total, ashtu edhe për pavlefshmëri, duke i dhënë fund procesit të shqyrtimit për këtë qark.

Gjithashtu, përfundoi shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 44, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “ 1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1312, datë 22.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku –Shkodër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Shkodër”.

Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 44, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Shkodër, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova. Lënien në fuqi të vendimit 1312/2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.

Më parë KAS ka rrëzuar PD-në edhe për qarqet Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës dhe Lezhë. Ndërkohë që ka vendosur me iniciativë të 2 anëtarëve të PD-së, e drejtë ligjore që ia njeh Kodi Zgjedhor, rinumërimin e të gjitha kutive të qarkut Tiranë pas ankimimit të kandidatwve të PD-së që pretendojnë transferim vote brenda partisë, rinumërim të kutive edhe në qarkun e Fierit, si dhe rinumërim të pjesshëm në Durrës, për 2 KZAZ, votat e diasporës dhe 60 kuti të pretenduara nga kandidati Aulon Kalaja.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×