Përfundon rinumërimi i votave për kandidatët e PD në Dibër, ja si ndryshon rezultati i 11 majit

Në seancën e sotme të KAS u rinumëruan dhe u vlerësuan votat e kandidatëve të subjektit zgjedhor Koalicioni PD-ASHM, për 42 qendrat e votimit të qarkut Dibër.

Në përfundim të shqyrtimit, me shumicë votash KAS rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 41, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Dibër, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova.

Ndryshimin e vendimit të nr. 1314/2025 të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe kundidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. Në tabelën Përmbledhësë të Rezultatit të votimit të kandidatëve të subjektit zgjedhor PD – ASHM, ndryshohet TPR e votimit si më poshtë vijon:

Alketa Agolli i shtohen 10 vota

Basir Çollaku i hiqen 8 vota

Xhemal Gjunkshi i shtohen 17 vota

Përparim Spahiu i hiqen 49 vota

Ismail Uka i shtohen 4 vota

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×