“Përparimi ka të drejtë për fekalet, por nuk janë të miat!…”/ “Tak Fak” në Lezhë bashkë me qytetarin depozitojnë denoncimin ndaj fqinjit në polici

Ndotja nga ujërat e zeza, të mureve të një apartamenti në Lezhë me fekale ka shkaktuar përplasje mes dy fqinjëve, të cilët kanë pretendime të ndryshme për shkakun e rrjedhjes së ujërave të zeza në apartament.

Pas ankesës në redaksinë e emisionit “Tak Fak” të qytetarit Përparim Dragoi, gazetarja Klaudja Mertkola zhvilloi një telefonatë me shtetasin që akuzohet se ka shkaktuar problemin, Mark Gjoka, por ai mohon që të jetë përgjegjës i situatës alarmante në shtëpinë e fqinjit të tij.

“Përparimi ka të drejtë, por problemi nuk i vjen nga apartamenti i katit të katërt, por nga kati i pestë, nga taraca.

Të mblidhemi të gjithë si pallat  dhe ta zgjidhim. Unë kam paguar 2 milion lekë për riparimin e dëmeve dhe përsëri ka probleme. Nuk është rrjedhje as e dyshemesë, as e lavamanit, është rrjedhje e tubacionit të ujrave të zeza. Janë tubacionet anësore”, thotë Marku për “Tak Fak”, duke këmbëngulur se ai ka kryer riparimet por dikush që ka kryer punime në tarracë është përgjegjësi i dëmeve të shkaktuara.

“Nuk është rrjedhje as e dyshemesë, as e lavamanit, është rrjedhje e tubacionit të ujrave të zeza. Janë tubacionet anësore…E njëjta rrjedhje si e tij ka ka ndodhur edhe te shtëpia ime. E kam edhe unë. E kanë edhe banjot dhe faqet e murit”, thotë Marku.

Pas kësaj bisede telefonike, Klaudia së bashku me Përparimin janë paraqitur në policinë e Lezhës ku u depozitua dhe një kallëzim.

Pas kësaj, një grup ekspertësh të kriminalistikës shkuan në apartamentin e tij për të dokumentuar situatën.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×