E ardhmja e Viktor Gyokeres është një nga çështjet e rëndësishme te Sporting, pasi shumë skuadra janë të interesuara për sulmuesi suedez.
Rreth Gyokeres ka folur Frederico Varandas, president i klubit portugez.
“Mund të garantoj se Viktor Gyokeres nuk do të largohet për 60 milionë euro plus 10 milionë bonuse sepse nuk ia kam premtuar kurrë këtë”, tha ai, duke mohuar zërat që e lidhin atë me një kalim te Manchester United dhe Arsenal.