Sacchi i ashpër: Italia në kaos total, e vështirë të dilet nga kjo situatë

Ish-trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, pranon se axurrët tani janë në një kaos total, por këmbëngul se trajnerët dhe lojtarët kanë një detyrë morale për të përfaqësuar ekipin kombëtar kur thirren.

Italia shkarkoi Spallettin para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Moldavisë javën e kaluar,  me Claudio Ranieri që më pas refuzoi mundësinë për t’u bërë trajneri i ri i kësaj përfaqëuesje, duke qëndruar në rolin e tij si këshilltar te Roma.

“Kam përshtypjen se, në këtë moment, Italia po trajtohet keq, dhe kjo më dhëmb shumë”, tha Sacchi. “Para ndeshjes me Norvegjinë, lexova për një lojtar që kishte refuzuar ftesën e Spalletti-t dhe më pas u përplas publikisht me ish-trajnerin. Tani kemi një njeri serioz si Ranieri që, papritur, pasi ishin bërë tashmë marrëveshjet për kontratën, tërhiqet. Kështu Kombëtarja mbetet pa trajner dhe në një situatë totale kaosi. A mund të them që Italia meriton “Nuk i di arsyet e thella, por mendoj se nuk mund t’i thuash jo Kombëtares. Është një detyrë morale t’i përgjigjesh thirrjes. Kombëtarja është skuadra e të gjithë italianëve dhe, për një trajner, duhet të përfaqësojë majën e karrierës. Çfarë mund të jetë më fisnike sesa të udhëheqësh një projekt që përfshin të gjithë vendin?”

Ai vazhdoi me një reflektim të thellë mbi krizën e futbollit italian:

“Mund të ketë arsye të tjera, por nëse është kështu, do të më befasonte shumë. Nuk mund t’u kërkojmë lojtarëve të kenë ndjenjë për fanellën dhe shpirt skuadre, nëse më pas ndodhin situata të tilla. Kombëtarja vjen para gjithçkaje, para klubeve, para rivaliteteve krahinore. Duhet ta kuptojmë që jemi në mes të një situate dramatike për futbollin tonë dhe për ta zgjidhur kërkohet guxim dhe përgjegjësi. Dy herë rresht nuk jemi kualifikuar për Botëror dhe kjo ka qenë një goditje e rëndë për tifozët. Duhet t’i japim të drejtë shprehjes ‘nuk ka dy pa tre’? Shpresoj që jo.”

Në fund, Sacchi komentoi mbi të ardhmen dhe përgjegjësinë e Federatës pas tërheqjes së Ranierit:

“Besoj se presidenti Gravina dhe drejtuesit e Federatës kanë mbetur të shtangur kur kanë mësuar për vendimin e Ranierit, por ky nuk është momenti për të analizuar të kaluarën. Duhet të përveshim mëngët dhe të gjejmë sa më shpejt zgjidhjen më të mirë të mundshme. Fatkeqësisht, miku im Ancelotti është transferuar në Brazil, përndryshe ai do të kishte qenë njeriu ideal për këtë rol.”një sjellje ndryshe?”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×