Pas ndarjes së tij nga bashkëshortja Selvija Jao, Shpat Kasapi ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh që po tërheq shumë vëmendje. Në postimin e tij, ai shkruan:
“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan…se s’të fal, të len.”![]()
Ky mesazh nuk duket vetëm një thirrje për një stil jetese të shëndetshëm, por edhe një reflektim personal i këngëtarit mbi marrëdhënien e tij me Selvijen. Gjatë kohës së bashkëjetesës, marrëdhënia e tyre ka kaluar momente të bukura, por edhe sfida që më në fund çuan në ndarje.
Shpat dhe Selvija janë prindër të një djali të quajtur Roel, i cili erdhi në jetë në vitin 2022. Pavarësisht largimit, ata nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen në publik, por mesazhi i Shpatit lë të kuptohet një moment reflektimi dhe mësimesh për të gjithë.
and then