Spiropali rrugës për në Ukrainë, kryetarja e Kuvendit publikon foto para Samitit që do të zhvillohet në Odesa

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po udhëton drejt Ukrainës ku pritet të marrë pjesë në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore që zhvillohet në Odesa, një moment me rëndësi të veçantë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes për Ukrainën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë një foto gjatë udhëtimit e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kiev, Ernal Filo, teksa ndodhen në kufirin Moldavi-Ukrainë.

“Me ambasadorin tonë Ernal Filo, në kufirin Moldavi–Ukrainë, rrugës për në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të zhvillohet në Odesa”, shkruan Spiropali.

Postimi
Me ambasadorin tonë Ernal Filo, në kufirin Moldavi–Ukrainë, rrugës për në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të zhvillohet në Odesa.

Samiti në Odesa pritet të mbledhë së bashku liderë politikë dhe përfaqësues të lartë nga vendet e Evropës Juglindore dhe përfaqësues të qeverisë ukrainase, me fokus në zhvillimet gjeopolitike në rajon, mbështetjen ndaj Ukrainës në përballje me agresionin rus, si dhe forcimin e partneriteteve për siguri dhe zhvillim.

Shqipëria ka qenë një ndër mbështetëset më të zëshme të integritetit territorial të Ukrainës, shtet i cili prej shkurtit 2022 ndodhet nën agresionin ushtarak të Kremlinit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×