2 pikë në 2 ndeshjet e fundit, ndërlikojnë jashtëzakonisht shumë objektivin e Shqipërisë për të kapur të paktën vendin e dytë në Grupin K, për të shpresuar më pas nëpërmjet “play-off” për të arritur një objektiv historik, por ëndrra Botëror nisi të zbehet që në gjysmën e këtij rrugëtimi pasi “X” kundër Letonisë ishte shumë i rëndë.
Letonia ishte dhe mbetet një tabu shumë e madhe për Shqipërinë, nuk arrijmë të fitojmë as këtë herë edhe pse në letër dukej një mision i letë. Në fushë nuk rezultojë e tillë, madje në radhët e Letonisë ndjenë keqardhje që dolën vetëm me një pikë, në një kohë kur humbën një penallti dhe pësuan një autogol. Edhe në statistika, vendasit bënë më mirë duke krijuar tetë raste dhe goditur 4 herë kuadratin.
Nëse ndaj Serbisë zhvilluam një ndeshje thuajse perfekte, ndaj Letonisë na mungoi gjithçka, mbi të gjitha freskia dhe qartësia në metrat e fundit, goditëm vetëm 3 herë kuadratin. Nëse ndaj Serbisë, Sylvinho befasoi me zgjedhjet e tij e njëjta gjë nuk mund të thuhet ndaj Letonisë, madje as zëvendësimet, nuk rezultuan të goditura duke bërë që fundi të ishte shumë i hidhur, barazimi 1-1 është pa diskutim një rezultat zhgënjyes.

“Sylvinho ngel për vjeshtë. Dramë në Riga, Shqipëria barazon 1-1, tani Botërori shumë…larg”, shkruan Panorama Sport, gazeta më e madhe sportive në vend.
()