Trent Alexander-Arnold mezi po pret të nisë aventurën e re te Real Madrid. Mbrojtësi anësor, është prezantuar si futbollist i Los Blancos, teksa nuk fshehu dot emocionet.
“Faleminderit presidentit Florentino Perez dhe Real Madridit për këtë mundësi. Nuk është një mundësi që të vjen çdo ditë për të nënshkruar me Real Madridin, është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. E kam një dëshirë të madhe t’ua tregoj lojën time madrilenëve.
Të luash për Real Madridin është një përgjegjësi e madhe. Dua të fitoj shumë tituj, të jem kampion dhe ta shijoj veten me më të mirët në botë. Faleminderit dhe Hala Madrid!”,