Çfarë prisni nga rinumërimi i votave në Tiranë? Lisandër Hoxha: Kjo është betejë për dinjitet, të shkojë haku tek i zoti

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Lisandër Hoxha, ka deklaruar se rinumërimi i votave në kryeqytet është më shumë një çështje dinjiteti sesa një betejë për vota.

I ftuar në emisionin Log. në News 24, Hoxha theksoi se për të dhe për qytetarët është e rëndësishme që “haku të shkojë tek i zoti”. Ai akuzoi qeverinë për manipulim dhe kapje të zgjedhjeve për të shmangur rotacionin politik në vend.

Lisandër Hoxha, kandidat i PD në listën e hapur: Ne presim të shkojë haku tek i zoti. Nuk është interesi madhor tek numri total i votave, por është tek një kulturë, që ka të bëjë me kandidatin dhe votën. Nëse ndodh sot tjetërsimi, të rroftë dhe nesër e pasnesër numërimi i votave. Kjo është një betejë për dinjitet, që do i bëjë mirë shoqërisë dhe partive politike.

Zgjedhjet kanë qenë të kontrolluara, se administrata publike kanë qenë kudo. Qeveria ka rrëmbyer zgjedhjet, ka vendosur të mos lejojë rotacionin politik në vend.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×