Dashnor Sula në “Log.”: PD po “kacafyt” kandidatët në listat e hapura mes njëri-tjetrit për rezultatet e 11 majit

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula i ftuar në emisionin “Log.” në News24, akuzoi liderin e opozitës se po përplas me tyre, kandidatët e PD në listat e hapura, me qëllimin e vetëm që të bëjnë pis fitoren e tyre.

Sula tha se kështu ndodhi me Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, Aulon Kalanë dhe Arian Ndojën, për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale.

“Kjo i jep të drejtë Ramës për të thënë se ju i keni vjedhur votat njëri-tjetrit”, tha ish-deputeti i PD Dashnor Sula.

 

Dashnor Sula: Sali Berisha dhe PD hodhi në rrugë kandidatët në listat e hapura, të kacafyten me njëri-tjetrin për tu bërë pis procesi dhe për të treguar se askush nuk do të lejojë rritet si Alimehmeti dhe Tabaku, tua bëjë pis fitoren. Nga 105 mijë të votave që ka qarku i Tiranës, 14 mijë kanë listat e mbyllura.

Përsa kohë do të vërë përballë Tabakun me Alimehmetin, Kalanë me Ndojën dhe për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale. Kjo i jep të drejtë Ramës për të thënë se ju i keni vjedhur votat njëri-tjetrit.

()

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×