Bashkëpunimi midis administratave doganore luan rol kyç në procesin e integrimit Europian, ndaj drejtori i përgjithshëm i doganës shqiptare Gent Gazheli në konferencën e drejtorëve të përgjithshëm të doganave të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe shteteve anëtare të BE u shpreh se përparësi do të ketë krijimi i një sistemi doganor që forcon luftën kundër kontrabandës.
“Përparësia jonë kryesore është krijimi i një sistemi efikas dhe transparent doganor që jo vetëm lehtëson tregtinë e ligjshme, por edhe forcon luftën kundër kontrabandës, trafiqeve dhe çdo forme tjetër të shkeljes së ligjit. Kjo kërkon modernizim dhe përsosje të vazhdueshme të sistemeve teknologjike, kapaciteteve menaxheriale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Një dimension thelbësor në këtë proces është asistenca dhe bashkëpunimi me Administratat Doganore të vendeve anëtare të BE-së, sidomos atyre që janë fqinjë të Shqipërisë, si Italia dhe Greqia”-Gent Gazheli.
E pranishme në konferencë, Zv.Kryeministrja Belinda Balluku theksoi se bashkëpunimi midis administratave doganore luan rol kyç në procesin e integrimit europian.
“Pas shumë sfidash, jemi sot më afër se kurrë portës së dikurshme të mbyllur, që sot është gjysmë e hapur dhe Besojmë fort në angazhimin e administratës shqiptare dhe në vullnetin politik të vendeve anëtare të BE-së për të na mirëpritur.Çdo institucion që bashkërendon punën me vendet e BE-së luan një rol kyç në rrugën tonë drejt anëtarësimit, dhe doganat janë pjesë e rëndësishme e strukturave shtetërore me detyra specifike në këtë processi te integrimit europianë. Synimi kryesor të fokusohemi në masa konkrete për të lehtësuar tregtinë me bizneset të tilla si ulja e kohës së pritjes në pikat e kalimit,thjeshtsimi I procedurave dhe padyshim avancimi I proceseve dixhitale.”- tha ministrja Belinda Balluku.
Ministri i financave Petrit Malaj theksoi rëndësinë e përafrimit të procedurave doganore me të BE-së me shtrirjen e investimeve në tregje të reja.
“Për të arritur me sukses drejt objektivit të BE apo finishi sipërmarrjet tona do duhet të jenë të gatshme të konkurrojnë në këtë treg unik të BE dhe të japin kontributin e tyre për një ekonomi të fortë të përbashkët natyrisht që ne duam të shohim që sipërmarrjet tona të jenë të suksesshme dhe të rriten. Duam që ndërmarrjet tona të tërheqin sa më shumë investime të huaja dhe të shtrihen në tregje të reja. Kjo kërkon një angazhim të vazhdueshëm. Një pikë kyçe është përmirësimi i efikasitetit të administratës doganore. Ato janë një shtyllë strategjike për nxitjen e zhvillimit ekonomik. Jemi të përkushtuar për të përafruar të gjitha procedurat tona me BE. Rritjen e bashkëpunim rajonal mes administratave doganore të Ballkanit Perëndimor dhe avancimi i korridoreve të gjelbër dhe të kaltër për të mundësuar kalime më të shpejta dhe më të integruara në kufi”-
Tha ministri i Financave, Petrit Malaj.
Gjate konferencës u diskutua forcimi i partneriteteve doganore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një mundësi unike për të përafruar përpjekjet rajonale me praktikat më të mira të BE-së dhe për të ndërtuar një treg të përbashkët rajonal më të fortë.