Dosja “Partizani” më 30 qershor në GJKKO, Berisha: Nuk kemi ende në dorë vendimin për kalimin e çështjes në gjykim

Kreu i Partisë Demorkatike Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp. I pyetur nga gazetari Osman Stafa në lidhje me faktin që në 30 qershor nis gjykimi në themel i çështjes për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme, Berisha u shpreh se po përballet me një anomali.

Sipas tij, ndërkohë që çështja nis gjykimin në themel, ai dhe të akuzuarit e tjerë nuk kanë ende në dorë vendimin e gjykatës për kalimin e çështjes për gjykim në themel.

“Së pari komenti im është vetëm ky, personalisht të interesuarit dhe trupa e mbrojtjes nuk ka në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim. Nuk kemi vendimin, ndodh edhe kjo. Të gjitha të tjerat do të përcaktohen nga konsulta me avokatët që është jashtë kësaj salle”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×