FOTO/ Ky është “maturanti” 74 vjeçar Skënder Cena që u diplomua pasi kaloi provimin e anglishtes. Ja nota që mori

Maturanti më i veçantë për këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore, 74-vjeçari Skënder Cena, sot është diplomuar pasi kaloi me sukses provimin e Anglishtes.

Cena ishte shprehur ditën e provimit se do të merrte notën 6, por duket se i kaloi pritshmëritë, pasi ai është vlerësuar me notën 7.

Aksidenti në rini në hidrocentralin e Fierzës, i mori pjesërisht shikimin dhe u bë pengesa e parë për vazhdimin e shkollimit, mes shumë vështirësive ekonomike.

Mirëpo, kur ishte 64 vjeç, iu rikthye mësimit në shkollën profesionale në Kamëz, por mosha nuk e favorizoi në provimet e maturës.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×