Intensiteti te Vllaznia, trajneri Martini përqendrohet te përgatitja fizike

Me fillimin e kësaj jave, Vllaznia e ka rritur “dozën” e përgatitjeve, me shkodranët që tashmë kanë shtuar ritmin. Në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për fazën përgatitore verore, që do të zhvillohet në Bullgari.

Kështu, dita e futbollistëve kuqeblu është ndarë në dy seanca stërvitore, ku gjatë paraditeve, 9 herë kampionët e vendit nën mbikëqyrjen edhe të përgatitësit atletikë kanë zhvilluar seanca në palestër. Në fokus ka qenë forca fizike dhe përmirësimi i saj.

Kjo për të pasur një qëndrueshmëri për sa u përket dëmtimeve, që ishin një “makth” për shkodranët në sezonin 2024-‘25. Por, po ashtu, kuqeblutë gjatë pasditeve kanë zhvilluar edhe seancat stërvitore në fushë, që po ashtu kanë qenë në një ritëm dhe intensitet më të lartë se para një jave. Me vrapime apo lojëra të ndryshme që ndikojnë në formën edhe fizike të lojtarëve.

Po ashtu, trajneri Martini ka pasur një fokus edhe te përgatitjet teknike dhe taktike. Duke interpretuar vendosje të ndryshme të skuadrës, të cilat mund të pasqyrohen patjetër në ndeshjet që mund të zhvillojë skuadra.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×