Justin Bieber “ndez” rrjetin me përgjigjen e papritur për një fans: Çfarë po ndodh me të vërtetë me këngëtarin?

Prej disa muajsh, sjellja e Justin Bieber në rrjete sociale ka ngjallur dyshime dhe shqetësim mes ndjekësve të tij. Postime të çuditshme, mimika të pazakonta dhe mungesë konsistence në publikime kanë bërë që shumë fansa të spekulojnë mbi shëndetin e tij mendor.

Por situata mori një kthesë të re këtë javë. Një fans publikoi një bisedë me gjyshin e tij, i cili i shkruante: “Jam i shqetësuar për Justin Bieberin.” Këngëtari nuk e la pa përgjigje — dhe reagimi i tij ishte sa i drejtpërdrejtë, aq edhe i ftohtë:
“Kujdesu për veten, gjysh.”

Për disa kjo ishte thjesht një shaka. Për të tjerë, një sinjal alarmi.

Ndërkohë, fansat vijojnë të kërkojnë sqarime dhe të spekulojnë mbi gjendjen emocionale të Bieber, i cili prej vitesh ka folur hapur për betejat e tij me ankthin dhe depresionin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×