Konflikti me armë zjarri te “Ali Demi”, arrestohet 26-vjeçari, një tjetër i ri në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve procedurale me qëllim dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 10.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi” e cila çoi në plagosjen e një personi  kanë  arrestuar një 26- vjeçar për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” si dhe kanë shpallur në kërkim një 28- vjeçar pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-Në vijim të veprimeve procedurale me qëllim dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 10.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, kanë arrestuar shtetasin G. K., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, si dhe identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Nj. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt. Vijojnë hetimet dhe kontrollet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale;


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×