MATURA 2025/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, maturanët duhet të verifikojnë notën dhe të ndjekin udhëzimet për ankesat

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, pjesë e detyrueshme e Maturës Shtetërore 2025.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale. Maturantët mund të konsultojnë notat e tyre në dokumentin zyrtar të publikuar nga QSHA.

Provimi i Gjuhës së Huaj është një nga komponentët kryesorë të Maturës Shtetërore dhe përfshin gjuhët e përzgjedhura nga nxënësit, kryesisht anglishten, frëngjishten, gjermanishten, apo italishten.

KLIKONI KËTU PËR TË PARË NOTAT

Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që çdo maturant të verifikojë me kujdes rezultatin e publikuar dhe të ndjekë udhëzimet për ankesat, nëse ka nevojë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×