Mira Murati i thotë “Po” dashurisë në një dasmë të fshehtë në zemër të Toskanës

Pas një rrugëtimi që e bëri një nga emrat më të përfolur në botën e teknologjisë, Mira Murati, shqiptarja e famshme që drejtoi zhvillimin e ChatGPT, do të kurorëzojë dashurinë në një ceremoni tërësisht private në Toskanë, Itali.

Vetëm pak muaj pasi nëna e saj kishte pyetur me shaka vetë ChatGPT “kur do të martohej vajza”, duket se universi dhe inteligjenca artificiale gjetën mënyrën për t’i kthyer përgjigje.

Sipas ‘A2Cnn’, ceremonia është mbajtur nën masa të rrepta sigurie: asnjë detaj nuk është bërë publik nga organizatorët, ndërsa të ftuarit janë pajisur me marrëveshje strikte konfidencialiteti që ndalojnë publikimin e çdo pamjeje nga dita e madhe.

Megjithatë, burime pranë familjes kanë bërë të ditur se dasma do të jetë një ndërthurje elegante mes traditës shqiptare dhe peizazhit romantik italian. Mira do të veshë një kostum tradicional nga jugu i Shqipërisë, me elementë të trashëgimisë kulturore të zonës së Vlorës, një homazh i bukur ndaj origjinës së saj.

Në sfond do të dëgjohen këngë dhe valle popullore shqiptare, që do të sjellin shpirtin e Shqipërisë në një nga ambientet më magjepsëse të Toskanës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×