Analisti Neritan Alibali i ftuar në “Log.”, u shpreh se problematika e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, nuk janë komisionerët.
Alibali tha se nëse PD shprehet e kënaqur me numërimin e kutive dhe rezultatet me 10 vota që mund të rregullojë numrin e votave brenda kandidatëve, nuk ka bërë asgjë.
“Problemi i këtyre zgjedhjeve nuk janë kandidatët dhe komisionerët. Problemi janë jo thjesht votat e orientuara, por të gjitha ato probleme të cilat Edi Rama i vuri në veprim duke filluar që nga pushteti i vet, fondet e veta, administrata etj.
Këto janë pasojë e thjeshtë, s’është e thënë se të kanë urdhëruar kryetarët e partive, kanë përplasur kandidatët”, tha analisti Neritan Alibali
Neritan Alibali: Nëse e gjithë problematika e zgjedhjeve shihet vetëm tek komisionerët, ne s’kemi thënë asgjë.
Në qoftë se drejtuesit e PD në Dibër pasi kërkuan hapjen dhe numërimin e kutive, janë të kënaqur e thonë se “jo zgjedhjet janë të mira, se u gjetën fajtorët, dhe ato 10 vota u rregulluan brenda kandidatëve, nuk kanë bërë asgjë fare.
Problemi i këtyre zgjedhjeve nuk janë kandidatët dhe komisionerët. Problemi janë jo thjesht votat e orientuara, por të gjitha ato probleme të cilat Edi Rama i vuri në veprim duke filluar që nga pushteti i vet, fondet e veta, administrata etj.
Këto janë pasojë e thjeshtë, s’është e thënë se të kanë urdhëruar kryetarët e partive, kanë përplasur kandidatët.
Ne po i bëjmë këta komisionerë thelbi i të keqes që ka ndodhur në 11 maj.
()