Nga pankina “azzurre” drejt Arabisë Saudite. Nuk bëhet fjalë për Roberto Mancinin, por një fat të ngjashëm pritet të ketë edhe Luciano Spalletti. I sapo shkarkuar nga përfaqësuesja italiane, Spalletti nuk pritet të qëndrojë gjatë pushim pasi në tryezën e tij ka ardhur një super ofertë nga ekipi i Al Nassr.
Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi i Ronaldo-s është vënë menjëherë në lëvizje për të siguruar shërbimet e Spallattit pasi janë të vetëdijshëm se për teknikun italian ka shumë kërkesa.
Al Nassr do të zgjidh menjëherë kontratën me Stefano Piolin, për t’i besuar më pas Spallettit postin e trajnerit. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, ish trajneri i Napolit do të përfitojë mbi 12 milionë euro, më shumë se sa përfitonte Pioli.
()