“Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë”, Spiropali merr pjesë në ceremoninë në nderim të heronjve të luftës në Ukrainë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Odesa, ku mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në Parkun “Taras Shevchenko” në nderim të heronjve të rënë gjatë luftës në Ukrainë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ndau pamje nga ceremonia ku shfaqet duke bërë homazhe përkrah Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe liderëve të tjerë europianë, përfshirë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe atë kroat Andrej Plenković.

“Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes,” shkruan Spiropali, duke theksuar solidaritetin e Shqipërisë me popullin ukrainas dhe përkushtimin ndaj paqes dhe lirisë në Europë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×