Plagosje, dhunë në familje dhe përdhunim/ I dënuar me 7 vite burg nga drejtësia italiane, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore dhe i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët italianë, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 47”, kapën në Elbasan, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç.

Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×