“Procesi i rinumërimit, devijim nga problemi kryesor” Fatos Lubonja: Flitet vetëm për vjedhje votash, mjaftojnë 5 prova që të kthejmë procesin

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në Log. në News24, pohoi se Procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion.

Lubonja përmendi rastin e Austrisë, ku për një gjë që nuk ndikon fare në rezultat, anuluan zgjedhjet. Sipas analistit, këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht

Fatos Lubonja: “Procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion. Kjo është një çështje kulture 30-vjeçare. Pra, ne në vend që ta bëjmë votën të shenjtë, vullnetin e individit të shenjtë, mendojmë se si të vjedhim votën.

Vullneti për të vjedhur njëri-tjetrin shfaqet në shumë forma. Çështja është: si mundemi ta ndalojmë këtë? Në Austri janë anuluar zgjedhjet nga Gjykata Kushtetuese vetëm se dy qendra nuk u mbyllën në kohën e duhur, teksa nuk prishej kurrsesi rezultati, por nuk ishte korrekt procesi. Këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht.

Rinumërimi në Tiranë do të tregojë kulturën e përgjithshme që kanë vjedhur. Duhet të bëhet mësim. Këtu flitet për vjedhje votash, nuk dëgjoj as në Kosovë, as në Maqedoni dhe nuk mendoj se mund të ketë vend në Evropë që të ndodhë kjo.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×