Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Debat në Apelin e GJKKO, avokati i Festim Bexhdilit kundërshton SPAK: Nuk ka marrë pjesë në…

Gjykata e Apelit të Posaçëm po shqyrton sërish dosjen ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar 2020 në Kamzë. Prenga u rrëmbye dhe më pas u mbajt i pajetë në ambientet e kompleksit “Golden Resort”, ku Bexhdili punonte si kopshtar.

Në seancën e fundit gjyqësore, avokati mbrojtës Ilir Murati hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për interpretim të pasaktë të pamjeve filmike të sigurisë.

Sipas tij, në orën 18:29, Bexhdili ndodhej në këmbë dhe nuk ishte ngjitur në automjetin tip Mercedes Vito, që dyshohet se transportoi pengun. “I mbrojturi im nuk ka qenë në atë makinë kur ajo u nis në 18:30. Ai ka ndihmuar vetëm në transferimin e Jan Prengës nga Range Rover-i në makinën tjetër, por nuk ka marrë pjesë në veprime të mëtejshme,” deklaroi Murati, duke kërkuar një rishikim të plotë të pamjeve filmike.

Nga ana tjetër, SPAK këmbëngul se Bexhdili ka pasur rol aktiv dhe të qëllimshëm në veprimet pas rrëmbimit. “I pandehuri ka nxjerrë trupin nga makina dhe e ka mbështjellë me qese të zeza. Nga provat tona, rezulton se është larguar nga kompleksi dhe më pas është kthyer për të vijuar veprimet,” deklaruan përfaqësuesit e prokurorisë.

Procesi gjyqësor mbetet i hapur, ndërsa trupi gjykues pritet të vendosë mbi vlefshmërinë e provave dhe përgjegjësinë e Bexhdilit në këtë ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×