Sytë zemraaa! Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

Dua Lipa e ka gjetur të duhurin!

Këngëtarja 29-vjeçare konfirmoi fejesën e saj me aktorin Callum Turner gjatë një interviste të kohëve të fundit për British Vogue.

“Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese”, i tha Lipa një gazetari.

Ajo shtoi se unaza e saj e fejesës u bë pasi Turner u konsultua me shoqet e saj më të mira dhe motrën e saj.

«Jam e fiksuar pas kësaj. Jam shumë vetvetja», tha Lipa. «Është mirë të dish se personi me të cilin do të kalosh pjesën tjetër të jetës të njeh shumë mirë».

Për momentin, çifti po shijon fejesën e tyre dhe ende nuk kanë filluar planifikimin e dasmës.

«Dua ta përfundoj turneun tim, Callum është në xhirime, kështu që po e shijojmë këtë periudhë», tha Lipa. «Nuk kam qenë kurrë dikush që ka menduar vërtet për një martesë, ose që ka ëndërruar se çfarë lloj nuseje do të isha. Papritmas mendoj: ‘Oh, çfarë do të vishja?’»

Lipa dhe Turner ngjallën thashetheme për një romancë në janar të vitit 2024 , kur u panë për herë të parë së bashku në festën pas shfaqjes së Masters of Air, pas premierës së saj në Londër.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×