Të akuzuar për drogë, vjedhje e grup kriminal, Shqipëria ekstradon drejt Italisë 3 të kërkuarit

Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin drejt Italisë të tre shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një operacioni policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me Interpol Romën.

Të ekstraduarit janë:

E. D., 40 vjeç – i kërkuar nga Gjykata e Breshias për trafikim të lëndëve narkotike, në kuadër të një organizate kriminale.

E. Zh., 41 vjeç – gjithashtu i kërkuar nga Gjykata e Breshias për të njëjtën vepër penale dhe përfshirje në një grup kriminal.

K. N., 33 vjeç – i kërkuar nga Gjykata e Milanos për vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim me një organizatë kriminale.

Autoritetet shqiptare dhe italiane theksojnë se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e drejtësisë përmes ndjekjes pa kompromis të personave të përfshirë në veprimtari kriminale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×