U tha se u nda nga gruaja, vjen reagimi i Erion Isait! Zbulon detajet e forta

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka ndarë rrugët me bashkëshorten e tij, Ajlin Petrela. Lidhur me vendimin e gjyqit, sot ka pasur një reagim edhe nga Isai. Në rrjetet e tij sociale, kryebashkiaku i Kolonjës shprehu pakënaqësinë për publikimin e lajmit, duke shtuar se nuk përbën interes publik. Por shtoi se tashmë që ka ndarë rrugët me gruan e tij, do të përkushtohet që të jetë një prind më i mirë për 2 vajzat e tij.

REAGIMI I PLOTË:

Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla! Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi! Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua! Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist! Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo! Uroj që çdo ditë tja dal! Përqafime e bekime!

Erion Isai në gusht të 2024, ka paraqitur një kërkesë-padi pranë Gjykatës së Tiranës për t’u divorcuar nga bashkëshortja Ajlin Petrela, me motivin se mes tyre nuk ka më afeksion, se jetojnë të ndarë, se martesa e ka humbur kuptimin etj. Në dokument thuhet se çifti kanë tentuar të shpëtojnë martesën, por nuk kanë patur sukses.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×