Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen në Klos, ku 28-vjeçari Hazbi Velsula, masakroi me thikë kushëririn e tij Selim Velsula.
Zenel Velsula, një nga personat e parë që shkoi pranë trupit të pajetë të viktimës, ka treguar detaje nga vendngjarja.
Ai ka treguar vendin ku është gjetur trupi i viktimës, ndërsa rreth 6 metra më tutje është gjetur telefoni i tij.
“Viktima ishte njeri shumë i mirë nuk kishte konflikte me askënd, as me autorin”, ka rrëfyer ai.
Ndërkohë ai ka ngritur dyshime se autori mund të jetë goditur përveçse me thikë, edhe me dru, të shkulura nga një gardh aty pranë, ndërsa ka theksuar se vëllai i viktimës ka qenë rreth 500 metra larg vendngjarjes por nuk ka arritur të shohë apo dëgjojë asgjë. Kjo për shkak të terrenit të thyer.