Në përfundim të 13 të martave të pelegrinazhit, kremtimet për festën e Shna Ndout në Laç, kulmojnë sonte më 12 qershor, ku besimtarët me urimin “Na ndihmoftë” ngjisin më këmbë malin e shenjtë drejt kishës së “Shna Ndout” në Laç dhe qëndrojnë përgjatë gjithë natës.
Gjatë pasdites së 12 qershorit, besimtarë të shumtë nga i gjithë vendi iu drejtuan kishës së “Shna Ndout” në Laç, në vigjilje të ditës së Shën Antonit të Padovës, që njihet si shenjtori i mrekullive. Me qirinj në duar pelegrinët të ardhur nga i gjithë vendi e më gjerë luten për ditë më të paqta, harmoni e shpëtim.
Më pas, kremtimet mbyllen nesër (13 Qershor) që njihet ndryshe si “dita e madhe”, datë kur Shën Antoni i Padovës kaloi në amshim.
()