“Vijojnë skandalet në Onkologjik”, Stafa denoncon: Jashtë funksioni brakiterapia, gratë me kancer gjinekologjik kanë mbetur pa trajtim

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një skandal të rëndë të lidhur me Spitalin Onkologjik. Ai deklaron se prej disa ditësh është ndërprerë puna e brakiterapisë, një trajtim me rrezatim shumë i rëndësishëm, sidomos për kancerin gjinekologjik. Arsyeja sipas Stafës, është se institucionet përgjegjëse, nuk janë kujdesur për mirëmbajtjen e pajisjes, duke sjellë ndalimin e punës, pasi nuk është në gjendje të trajtoj pacientë.

Në reagimin e tij, gazetari thotë se: “Brakiterapia nuk është luks. Është trajtimi që shpëton jetë, që ndalon përparimin e tumorit, që u jep shpresë grave për të jetuar. Sot, për shkak të neglizhencës dhe mungesës së përgjegjshmërisë, shumë gra po humbasin kohën më të vlefshme për t’u kuruar. A mund të imagjinoni një vend ku pajisja që shpëton jetë nuk mirëmbahet dhe lihet jashtë funksioni? A mund të pranojmë që arsyeja pse një nënë nuk e fiton betejën me kancerin është sepse ‘pajisja nuk u mirëmbajt’?”

Reagimi i plotë:

Brakiterapia e ndalur në Spitalin Onkologjik, një krim i heshtur institucional që kushton jetë! Në Shqipëri, gra me kancer gjinekologjik po mbeten pa një nga trajtimet më jetësore: brakiterapinë. Dhe arsyeja është tronditëse, pajisja është pa mirëmbajtjen e radhës dhe nuk ka më garanci që funksionon në mënyrë të sigurt. Për këtë arsye, shërbimi është ndalur.

Ky nuk është një defekt teknik, është dështim njerëzor dhe papërgjegjshmëri shtetërore. Brakiterapia nuk është luks. Është trajtimi që shpëton jetë, që ndalon përparimin e tumorit, që u jep shpresë grave për të jetuar. Sot, për shkak të neglizhencës dhe mungesës së përgjegjshmërisë, shumë gra po humbasin kohën më të vlefshme për t’u kuruar.

A mund të imagjinoni një vend ku pajisja që shpëton jetë nuk mirëmbahet dhe lihet jashtë funksioni?

A mund të pranojmë që arsyeja pse një nënë nuk e fiton betejën me kancerin është sepse “pajisja nuk u mirëmbajt”?

Për 2 vite, thotë KLSH, 600 grave iu mohua trajtimi me kancer gjinekologjik.

Po për 12 vite që kjo pajisje nuk ka funksionuar, sa gra kanë mbetur pa trajtim?

Ky është momenti për të ngritur zërin. Sepse kush hesht, bëhet pjesë e kësaj vdekjeje të ngadaltë, që ka si shkak “mosmirëmbajtjen e pajisjes”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×