Xheneta Fetahu flet për periudhën e vështirë pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim të ndjerë për gjendjen e saj emocionale pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend.

Në një video të postuar në TikTok, modelja tregoi se përjetoi një periudhë të rënduar psikologjike, e shoqëruar me ankth dhe sulme paniku.

“Kur dola nga Big Brother, kam qenë shumë keq. Kam qarë natë për natë, nuk guxoja të rrija vetë. Gjithë ditën më kapte ankthi vazhdimisht,” u shpreh ajo, duke ndarë për herë të parë anën e saj më të brishtë.

Sipas saj, izolimi i gjatë dhe përballja e menjëhershme me vëmendjen e madhe publike pas spektaklit ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e saj mendor.

Megjithatë, Xheneta theksoi se situata ka nisur të përmirësohet dhe ajo po përpiqet të rikthehet në normalitet. “Tani jam pak më mirë. Kam filluar të marrë veten pak më shumë,” shtoi ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×