
Big Brother VIP Kosova do të rikthehet me një sezon të katërt, dhe këtë e kanë konfirmuar zyrtarisht drejtuesit e formatit, Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti, gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur në Gjermani.
Gjatë deklaratës së tyre, Alaudini njoftoi se BBVK4 është në përgatitje dhe do të sjellë “shumë inovacione dhe vetëm risi”, pa dhënë ende datën zyrtare të nisjes apo detaje shtesë për formatin.
Nga ana e saj, producentja Olsa Muhameti u shpreh krenare për përfaqësimin e Kosovës në konferencë:
“Kosova, një shtet i vogël, është përmendur dinjitetshëm përmes një formati kaq të suksesshëm si Big Brother VIP Kosova. Është emocionuese që përmes këtij programi, kemi qenë pjesë e një tavoline të rëndësishme me shtete të mëdha.”
Muhameti përmendi gjithashtu përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në edicionin e fundit, siç ishte historia e Vullnetit dhe Burimit, duke nënvizuar qasjen moderne të produksionit.