Pasi janë mbyllur shumica e ambasadave, Izraeli ka anuluar edhe fluturimet civile me shumë vende të botës si masë paraprake për ndonjë kundërpërgjigje të Iranit. Janë anuluar gjithashtu të gjitha fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit.
”Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në të gjithë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen. Një formular online është i disponueshëm për izraelitët jashtë vendit, për të raportuar vendndodhjen dhe statusin e tyre aktual. Ju lutemi plotësojeni atë për të ndihmuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të qëndrojë e përditësuar”, thuhet në njoftimin e selisë diplomatike.
Izraeli njofton 5 sugjerime apo masa emergjence:
1.Shmangni shfaqjen e simboleve hebraike ose izraelite në hapësirat publike.
2.Përmbahuni nga postimi i detajeve të identifikueshme në lidhje me vendndodhjen ose planet tuaja të udhëtimit në mediat sociale.
3.Shmangni pjesëmarrjen në tubime të mëdha ose ngjarje të lidhura me Izraelin ose komunitetet hebraike.
4.Bashkëpunoni me forcat lokale të sigurisë dhe ndiqni udhëzimet e tyre menjëherë nëse ekspozoheni ndaj aktivitetit armiqësor.
5.Qëndroni vigjilentë shtesë në vendet publike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Izraelit.
Këto pezullime vijnë pas sulmit të befasishëm të Izraelit në Iran. Rreth 200 dronë izraelitë nisën në orën 3:30 të mëngjesit me orën e Teheranit, valën e ashpër të bombardimeve ndaj objektivave ushtarake dhe bërthamore të Iranit.
Raketat izraelite goditën rezidencat e disa zyrtarëve të lartë të ushtrisë në kryeqytetin e Iranit, duke vrarë ndër të tjerë Komandantin e njësisë speciale ushtarake të Gardës Revolucionare, Hosein Salami dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Mohamed Bageri.
()