Avokati Erald Aga: Rinumërimi i votave nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha, SPAK duhet të ndërhyjë

I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, avokati Erald Aga komentoi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se nuk priten ndryshime të mëdha në rezultatet përfundimtare.

Sipas Agës, ndryshimet eventuale do të jenë minimale, por mund të shërbejnë si një precedent për të vendosur standarde dhe për të kërkuar përgjegjësi për çdo manipulim të mundshëm të votave.

“SPAK duhet të ndërhyjë. Në zyrat e KQZ, vetëm dy metra më tutje ndodhet zyra e SPAK për monitorimin e zgjedhjeve. Mund të merren provat dhe të nisin hetimet,” u shpreh ai.

Procesi i rinumërimit, sipas avokatit, pritet të zgjasë deri në tre javë për shkak të faktit se po zhvillohet në vetëm një ambient dhe nën mbikëqyrjen e stafit të KQZ-së. Ai shtoi se në përfundim të këtij procesi mund të bëhet konstituimi i rezultatit, megjithëse palët mbeten të lira të ankimojnë sërish në Kolegjin Zgjedhor, i cili jep vendimin përfundimtar për çdo rast.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×