Era Istrefi dhe Gjesti së bashku në New York, çfarë po ndodh mes tyre? Dalin videot

Era Istrefi dhe Gjesti, dy prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare, janë parë së fundmi së bashku në New York, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Këngëtarja e hitit “BonBon” ka publikuar një video në Instagram ku shihet brenda një veture me artistin Gjesti, çka ka nxitur reagime dhe spekulime rreth një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre.

Megjithatë, shpejt u zbulua që ata do të performojnë të premten në një klub në New York.

Ky event, që pritet të mbahet të premten, do të mbledhë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Përveç Erës dhe Gjesti-t, në skenë do të ngjiten edhe Lyrical Son dhe MC Kresha, dy prej figurave më të rëndësishme të hip-hopit shqiptar, të cilët do të sjellin atmosferën unike që i karakterizon.

SHIKO VIDEON:

Ndërsa nuk ka ndonjë bashkëpunim artistik të konfirmuar mes Erës dhe Gjesti-t, fakti që janë parë bashkë në New York dhe do të performojnë në të njëjtin event ka ngjallur kurreshtje te publiku dhe fansat e tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×