Hazizaj: Shumë politikanë mund të kenë shkuar në burg për shkak të perceptimit. Hetimi ndaj tyre s’mund të zgjasë pa fund

Juristi Sokol Hazizaj, i ftuar në studion e News 24, ka komentuar situatën e politikanëve të hetuar apo të arrestuar në Shqipëri, duke e cilësuar si problematik faktin që shumë prej tyre janë ndaluar për shkak të perceptimeve dhe jo domosdoshmërisht mbi baza të qarta ligjore.

Ai theksoi se hetimet ndaj figurave politike nuk mund të zgjasin pafundësisht dhe se ndalimi i tyre duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin.

Hazizaj përmendi rastet e Ilir Metës dhe Erion Veliajt, duke i quajtur arrestimet e tyre si të dhunshme.

Juristi Sokol Hazizaj: Shumë politikanë kanë shkuar në burg, për shkak të perceptimit, në pjesën më të madhe që kam konstatuar në proces. Nuk mendoj se kufizimi i lirisë së tyre duhej të ishte kaq flagrant. Rasti i Metës ishte shumë i dhunshëm, edhe i Veliajt. Mund të thirreshin në zyrë që të dy. Mund ta thërrasësh personin e dyshuar dhe i komunikon masën.

Hetimi ndaj politikanëve nuk mund të jetë në pafundësi, qoftë i Veliajt, Metës dhe Berishës. Ose ka bërë vepër penale një politikan ose nuk ka bërë, kjo gjë duhet ndarë. Nëse do isha mbrojtës i tyre, do i kërkoja Prokurorisë se cili është faji më i rëndë që kanë bërë e që kjo ka dëmtuar më rëndë shoqërinë. Për fat të keq, fjala e avokatit nuk është tepër e rëndësishme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×