Inter “prek” Tokën e Premtuar, zikaltrit nisin përgatitjet në Los Angeles për Fifa Club World Cup 2025

Inter “prek” tokën e premtuar, duke nisur kështu zyrtarisht përgatitjet për debutimin në Kupën e Botës për Klube. Në një mëngjes pa diell në Los Angeles, kanë nisur seancat stërvitore që do të përgatitin skuadrën e Chivut për ndeshjen e parë, e cila do të luhet të martën më 17 qershor në orën 18:00 të kohës lokale në Los Angeles kundër Monterrey.

Stërvitjet po zhvillohen në ambientet e Campus-it, Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles. Ky është një vend i njohur për klubin, pasi Interi stërviti këtu gjatë turneut veror të vitit 2009 dhe luajti edhe një miqësore.

Seanca e mëngjesit u zhvillua në Wallis Annenberg Stadium, stadiumi i kampusit që është dedikuar futbollit dhe është qendra kryesore e sporteve universitare. Ky stadium është shtëpia zyrtare e ekipeve të futbollit për meshkuj dhe femra të UCLA Bruins.

Në fund të stërvitjes, Kyle Kuzma, basketbollist amerikan i Milwaukee Bucks, vizitoi skuadrën, ku pati një shkëmbim bisedash me disa lojtarë të Interit, të cilët i dhuruan atij një fanellë të skuadrës.

Kujtojmë që Inter është pjesë e Grupit në Kupën e Botës për Klube së bashku me River Plate, Monterrey dhe Urawa Diamonds. Tifozët interesitë presin me padurim debutimin e skuadrës së tyre nën drejtimin e rumunit Christian Chivu, për të lënë pas atë sezon zhgënjyes që sapo u mbyll, aty ku 20 herë kampionët e Italisë e mbyllën sezonin pa trofe.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×