“Kapriçio e një arroganti që paguhet shumë për Kombëtaren tonë”, Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Ky trajner bën veprime që nuk i kuptoj

Legjenda vlonjate e futbollit, Sokol Kushta, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale për sa i përket barazimeve të Shqipërisë, me Serbinë dhe Letoninë. Ai sulmon trajnerin e Kombëtares, Silvinjon duke e quajtur arrogant dhe se duhet reflektim.

Postimi i Kushtës:

Mbas barazimit të paralajmëruar në Riga duhet sesbën një reflektim nga të gjitha strukturat që merren me Kombëtaren. Në momentin kur doli formacioni diskutoja me bashkë lojtarë të mi që sot trajneri sikur s’do të fitojmë dhe argumenti është i thjeshtë. Filloi me formacionin më të keq të pjesës së parë me Serbinë, minus Hysajn që qe lojtari më i mirë i joni. Unë dhe shumë lojtarë të Kombëtares na intereson kombi dhe Kombëtarja jo kush është trajner, pasi janë me datë skadence. Dhe ky trajner bën veprime që unë nuk mundet t’i kuptoj.

Kur Hysaj nuk loz mirë nuk e lëviz, kur Manaj është në gjendje të keqe fizike dhe psikologjike ai jo vetëm e riloz por e vë dhe kapiten. Kjo është kapriço e një arroganti qe paguhet shumë për Kombëtaren tonë. Dhe në fund del kundra të gjithëve dhe thotë një sulmues bën dhe 4 gola, dmth ju s’dini nga taktika ime. Kur dhe tifozi më normal e kuptonte që ekipi kundërshtar ishte parkuar i gjithë në mbrojtje dhe duhet të loznin me Brojën, Dakun, Muçin në sulm. Me Hysajn djathtas, Mitajn majtas të dy lozin mirë krahun, Shehun e Asllanin në qendër dhe tre mbrojtësit që kemi.. Shumë e thjeshtë dhe do qe shumë efektive. Dhe Uzunin, Hoxhën me Bajramin dhe Ramadanin i kishe forca të gatshme për lojë. Por jo ndërrime në minutën e 80, pa sens logjik. Silvinjo kur jep intervista nuk duhet të hajë kapriço me gazetarë dhe ish-lojtarë të Kombëtares me terma pa bazë futbolli, por me argumente dhe respekt. Po të qe në Brazil ose në një shtet tjetër trajner dhe të jepte ato përgjigje arrogante kundrejt ish-lojtarëve të kombëtares ose gazetarëve, 24 orë nuk do qe më trajner… Duhet reflektim.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×