Kërkesa e Unionit të gjyqtarëve për pagat! Hazizaj: Dispozitat e Kushtetutës iu japin të drejtë gjyqtarëve. S’bëhet fjalë për ndryshime të mëdha në shuma, por…

Në mes të një debati publik për pagat në sistemin e drejtësisë, Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar rikthimin e referencës së mëparshme për përfitimet financiare.

Avokati Sokol Hazizaj, i ftuar në studion e News24, deklaroi se ndryshimet e bëra nga Kuvendi në vitin 2023 nuk janë për shuma të mëdha financiare, siç perceptohet në publik, por bëhet fjalë për një diferencë që shkon deri në 60 mijë lekë të vjetra.

Sipas tij, akte ligjore u garantojnë gjyqtarëve një trajtim të caktuar financiar.

Avokati Sokol Hazizaj: Kuvendi më 2023 ndryshoi referencën. Nuk bëhet fjalë për shuma 5000 euro apo 10.000 mijë euro. Qytetarët mendojnë se kushedi se çfarë bëhet. Ndryshimi është maksimumi 60 mijë lekë të vjetra. Edhe kryeministri bën politikë dhe qytetarët thonë se çfarë janë këto paga. Ky është gabim i Kuvendit. Nuk e them për të mbrojtur gjyqtarët, por dispozitat janë në ligj.

Gjithë reforma në drejtësi është bërë me parimin ‘o sot e kurrë’, për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve nga sistemi i drejtësisë. GJK nuk mund të cedojë, duke mos i dhënë të drejtë kasës së Unionit të Gjyqtarëve të rikthehen në përfitimet që kanë pasur, sepse kjo është dispozitë e Kushtetutës së Shqipërisë. Dispozitat e Kushtetutës iu japin të drejtë gjyqtarëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×