EVU Albania ka realizuar live edhe demonstrimin e parë publik, të një aksidenti rrugor provë, teksa një makinë ka “përplasur” biçikletën.
Gazetari Igli Çelmeta tha se shumë qytetarë janë në shesh, duke parë demonstrimin e aksidentit.
Drejtuesi i EVU Albania, Alfred Hasanaj deklaroi se demonstrimet që do bëhen sot, janë për të dhënë mesazhe sensibilizuese tek shoferët, që ata të kenë kujdes në rrugë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Igli Çelmeta: Do të kemi përplasje të makinave me njëra-tjetrën tek Sheshi Nënë Tereza, do kemi përplasje mes një makine e një biçiklete etj. Do kemi demonstrim live, real, ku një mjet do përplaset me motor. Demonstrimi është për të dhënë sensibilizim të qytetarëve. Aktiviteti zhvillohet nga EVU Albania.
Drejtuesi i EVU Albania, Alfred Hasanaj: Do kemi demonstrim të përplasjes mes makinës dhe biçikletës. Shumë biçikleta bëjnë ndryshim të lëvizjes nga korsia ku ndodhet dhe Kodi Rrugor e përcakton se nuk duhen bërë ndryshime të papritura. Duhet të kemi kujdes në rrugë. Testi do jetë 100 përqind real. Biçikleta duhet të ecë në korsinë e dedikuar. Në rastin konkret, makina është me shpejtësi 100 km në orë dhe Kodi Rrugor e thotë se kjo është shpejtësi e lartë për një rrugë urbane. Kur do ndodhë ngjarja, do vijë Policia Rrugore e do bëjë procedurën, do jetë edhe ambulanca. Makina do qarkullojë me semafor me ngjyrë të kuqe. Në rastin konkret, të dy përdoruesit e rrugës kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.